Europa League

Xavi Hernandez: T’i bëjmë tifozët krenarë, fitorja detyrim

Xavi Hernandez foli në konferencën për shtyp par ndeshjes se kthimit me Eintrachtin e Frankfurtit me bindjen që Barcelona do të vijojë më tej. Sipas tij, futbollistët “blaugrana” e kanë detyrim të triumfojnë para publikut vendës.

Ne kemi detyrimin të fitojmë, duhet të jemi të shkëlqyer në çdo gjë që bëjmë. Është klubi më i vështirë në botë, më kërkues. Të fitosh duke luajtur mirë është shumë e vështirë. Për ta është ndeshja më e rëndësishme në histori. Ne duhet të përshtatemi me intensitetin dhe dëshirën e tyre. Nesër tifozët duhet të jenë me ne dhe të tregojnë se çfarë kanë bërë që kur kam qenë trajner. Unë jam i sigurt se do të jenë aty për të na mbështetur”.

Dy skuadra spanjolle në gjysmëfinale të Championsit: “Ajo që ndodhi më bën të mendoj se LaLiga nuk është larg Premier League-s. Janë dy skuadra spanjolle në gjysmëfinale dhe një tjetër po luan sot. LaLiga është gjithmonë konkurruese. Synimi ynë është që sezonin e ardhshëm të jemi në Champions League”.

Atmosfera në “Camp Nou”: “Të luash ndeshjen e dytë në shtëpi është një nga çelësat e ndeshjes. Tifozët tanë nuk do të na lënë keq. Ne do të përpiqemi t’i bëjmë ata të ndihe krenarë.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency