Featured

Xavi ka tri prioritete, merkatoja mbahet peng nga Dembele

Merkatoja e dimrit mbyllet të hënën e ardhshme kështu që Barcelonës i ka mbetur fare pak kohë për të realizuar afrimet e fundit. Në ambientin e “blaugranave” ende nuk kanë zgjidhur çështjen Dembele, që mban pezull lëvizje të tjera. Sulmuesi francez dhe përfaqësuesi i tij i kanë thënë Xavit që dëshira është për të vazhduar edhe pse pjesë e mbetur të sezonit, por klubi është i prerë në qëndrim: ose rinovon kontratën, ose largohet menjëherë, ndryshe do të shkojë në tribunë deri në përfundim të sezonit.

Xavi i ka kërkuar klubit tri nënshkrime. Kërkesat janë për dy sulmues dhe një mbrojtës të majtë. Prioriteti i trajnerit të Barçës është të ketë në dispozicion një numër 9 dhe një zëvendësues për Ansu Fatin, që do të mungojë për rreth dy muaj e gjysmë.

Në pozicionin e qendërsulmuesit, favorit është Álvaro Morata, por pa largimin apo rinovimin e Dembélésë, ardhja e tij duket thuajse e pamundur. Sulmuesi i përket Atléticos së Madridit, që gjithashtu nuk po ofron lehtësira pasi kërkon një transferim përfundimtar dhe jo huazimin. Nuk mund të harrohet tani që Barça po lufton me Atleticon një zonën Champions dhe “Los Colchoneros” nuk do të donin të përforconin një rival direkt.

Barça ka huazuar Griezmannin tek Atlético, që duhet të paguajë 40 milionë për blerjen e kartonit të francezit. Në këtë mënyrë, klubi bardhekuq mund t’i kërkojë Barçës të paguajë për blerjen e Moratas. Mirëpo drejtuesit e Barcelonës nuk dëshirojnë t’i shpenzojë paratë që mund t’i fitojë nga francezi për nënshkrimin e një futbollisti 29-vjeçar. Përkundrazi, duan t’i dedikojnë për operacione të tjera më të rëndësishme si p.sh., për të nënshkruar me Haaland.

Juventusi, klubi ku Morata është i huazuar, është shumë afër nënshkrimit me Dusan Vlahovic (Fiorentina), ndsj nuk do ta pengonte largimin e tij.

 

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency