Europa League

Xavi: Kam dy kërkesa për ekipin, vetëm Messi mbi Maradonën

Napoli-Barcelona është përballja më e bukur e raundit të 1/16-ve në Europa League. Takimi i luajtur në Spanjë përfundoi në barazim 1-1, teksa nesër (21:00) do të luhet sfida e kthimit në “Diego Maradona”, përballje që do të transmetohet në Supersport 2.

Trajneri i ekipit katalanas, Xavi preku disa tema gjatë konferencës për shtypin, duke nisur nga kundërshtari, loja që kërkon nga djemtë e tij e duke përfunduar te Diego Maradona, legjenda argjentinase që u aktivizua me të dy ekipet, emrin e të cilit ka marrë stadiumi i Napolit.

Nesër do të luajmë sikur të kishim fituar takimin e parë 2-1 ose 3-1. Napoli do të bëjë shumë presing, kështu që duhet të dominojmë ndeshjen, të imponojmë lojën tonë duke qarkulluar topin. Ata do të kenë stadiumin në krah, tifozët do t’i ndihmojnë, por ne nuk duhet të heqim dorë nga stili ynë. 

Ata do tentojnë të bëjnë presing lart, ndërsa ne do synojmë të luajmë në gjysmëfushën e tyre. Napoli ka një ekip të fortë fizikisht, do ketë duele të ashpra për topin. Ata janë një ekip Champions League dhe po garojnë për titullin në Itali, prandaj do na duhet ta mbajmë ne topin.

Dështim nëse eliminohemi? Sigurisht që do të ishte një zhgënjim i madh. Ky është një kompeticion evropian dhe ne duam të tregojmë se jemi të aftë të konkurrojmë. E përsëris: duhet të mbajmë topin dhe të bëjmë presing, vetëm kështu krijohen rastet për gol.

Dua të luajmë bukur dhe të fitojmë. Loja e bukur të jep më shumë mundësi për të fituar ndeshjen. Kemi luajtur mirë kundër Valencias, Villareal, Sevillas dhe Atleticos. Po rritemi, por në fund është rezultati ai që ka rëndësi”.

Më pas nga një koment për Diego Maradonën dhe Ousmane Dembele. “Është nder për ne të luajmë në stadiumin e tij. Diego ka qenë një pikë referimi për të gjithë si futbollist, ende sot i shikojmë videot e tij dhe emocionohemi.

Ishte Messi, përndryshe Maradona do të ishte futbollisti më i mirë i të gjithë kohërave. Dembele? E shoh të lumtur, ai po sillet si profesionist. Çfarë nuk kam dëgjuar, por Ousmane është stërvitur në maksimum dhe kur nuk e kam grumbulluar, ai do të na ndihmojë shumë deri në fund të sezonit”.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency