Spanjë

Xavi: Kjo El Clasico është një provim, e gjithë bota kërkon ta luajë

Barcelona luan nesër ndaj Real Madrid në Riyad të Arabisë Saudite, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Spanjës. Trajneri Xavi Hernandez ka folur para kësaj përballje me madrilenët, teksa thekson se për ekipin e tij kjo El Clasico është një provim duke qenë se Los Blancos vijnë dukshëm në një formë më të mirë.

Megjithatë, Xavi shprehet se në El Clasico forma e skuadrave nuk është edhe shumë domethënëse. “Në këtë ndeshje vijmë me shumë dëshirë për të marrë trofeun, nëse ia dalim atëherë do të na jepte shumë besim për pjesën e mbetur të sezonit. Pres një ndeshje shumë të ekuilibruar, secili nga skuadrat ka armët e veta. Për ne është një etapë e re dhe me lojtarë tepër të rinj. E gjithë bota kërkon ta luaj këtë ndeshje.

E di që Real është në formë, megjithatë El Clasico është e paparashikueshme. Për ne është një provim, ndërsa do të kërkojmë të imponojmë lojën tonë teksa së fundmi jemi përmirësuar shumë dhe kam parë gjëra të mira te skuadra”, u shpreh Xavi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency