La Liga

Xavi lirohet nga Al Sadd, pritet vetëm zyrtarizimi nga Barcelona

Xavi Hernández çlirohet zyrtarisht nga kontrata që kishte me Al Sadd. Klubi nga Katari ka njoftuar në rrjetet sociale se Barcelona do të paguajë klauzolën e largimit te trajnerit 41-vjeçar dhe se është firmosur edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes palëve në të ardhmen.

Shefi ekzekutiv i Al Sadd, Turki Al Ali, theksoi marrëdhënien e shkëlqyer që klubi ka me Xavin, të cilit i uron fat në të ardhmen.

Hapi i radhës do të jetë njoftimi zyrtar i Barcelonës për emërimin e Xavit trajner.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency