Europa League

Xavi: Më pëlqyen dy cilësi ndaj Galatasarayt, Pedri spektakolar

Barcelona kaloi pengesën Galatasaray dhe u kualifikua në çerekfinalet e Europa League. Skuadra katalanase triumfoi 1-2 me përmbysje në “ferrin” e Stambollit (0-0 takimi i parë), rezultat që lejon djemtë e Xavit të vazhdojnë aventurën europiane.

Trajneri i Barcelonës analizoi suksesin në tokën turke, teksa tha këto fjalë për AS. “Të jesh i rregullt si ekip dhe të pasosh topin te shoku që është i lirë janë dy gjëra të komplikuara, por ne luajtëm shumë mirë.

Bëmë shumë më mirë se në ndeshjen e parë, ky është shkaku pse jemi në çerekfinale. Mendoj se është një rezultat i merituar. Nuk është rastësi që kemi filluar të grumbullojmë një sërë fitoresh me përmbysje.

Kjo është një shenjë që ne besojmë fort tek ajo që bëjmë. Treguam qetësi dhe personalitet ndaj Galatasarayt. Nuk jemi favoritë për fitimin e turneut, ne jemi një nga kandidatët kryesorë”, deklaroi Xavi, i cili u ndal edhe te Pedri, autor i një eurogoli.

Ai është i aftë për gola të tillë, madje edhe për më shumë se kaq. Pedri realizoi një gol spektakolar. Ai ishte gjithashtu kritik duke theksuar se kemi humbur shumë topa, duhet të jemi më të përgjegjshëm me topin“.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency