Spanjë

Xavi pazar te Reali, gati të rrëmbejë futbollistin e rivalëve të urryer

Marcos Asensio është në vitin e fundit të kontratës me Realin e Madridit dhe verën që lamë pas refuzoi si rinovimin, ashtu edhe ofertat për shitje, ndaj Florentino Perez ka urdhëruar Ancelottin që ta përdorë sa më pak të jetë e mundur.

Megjithatë mediat spanjolle raportojnë se Asensio po përgatit “hakmarrjen” ndaj Realit për këtë trajtim, pasi është në negociata me Barcelonën, për t’u bashkuar me katalanët duke nisur nga sezoni i ardhshëm, kur do të jetë lojtar i lirë.

Ka qenë vetë Xavi ai që ka këmbëngulur për futbollistin madrilen dhe e ka kontaktuar personalisht për ta bindur të transferohet në “Camp Nou”, teksa marrëveshja mes palëve mund të arrihet që në muajin janar, kur Asensio të jetë I lirë të firmosë me cilin klub të dojë.

26-vjeçari nga Mallorca është pjesë e Realit të Madridit që prej 2014-ës, megjithatë në të shkuarën ka bërë një sezon mjaft të mirë me skuadrën tjetër katalane, Espanyolon dhe tani e josh ideja e rikthimit, për të veshur fanellën e Barcelonës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency