La Liga

Xavi: Pedri lider dhe lojtar unik, më kujton Iniestën. Një gjë ia kërkoj gjithmonë

Edhe pse u shënua vetëm një gol, sfida Barcelona-Sevilla (1-0) ishte shumë e bukur. Më saktë një eurogol, të cilin e realizoi Pedri çerek ore përpara fundit të ndeshjes.

19-vjeçari “shpiku” një gol fantastik dhe i dhuroi ekipit katalanas fitoren e gjashtë radhazi dhe vendin e dytë në La Liga. Trajneri Xavi e festoi shumë golin e Pedrit, për të cilin ka vetëm elozhe.

E inkurajoj shumë Pedrin të gjuajë nga larg. Ai ka instiktin e pasimit, atij vendimtar. E njëjta gjë më ndodhte edhe mua kur luaja, por ka momente kur duhet të gjuash në portë.

 

Ai shënoi një gol të pabesueshëm ndaj Sevillas. Pedri është një futbollist i jashtëzakonshëm për stilin tonë të lojës, realisht ka shumë pak lojtarë si ai.

Ai është një lider i vërtetë në fushë, lëviz shumë dhe kërkon gjithmonë topin. Më kujton Iniestën, një lojtar disi i turpshëm dhe i mbyllur, që në fushë bënte gjithmonë diferencën”, deklaroi Xavi pas ndeshjes.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency