La Liga

Xavi rikthen në “shina” Barcelonën, katalanasit ekipi me më shumë pikë në vitin 2022

Barcelona duket se ka dalë nga errësira e cila e kishte kapluar skuadrën në fillimin e sezonit. Puna e trajnerit Xavi Hernandes është duke u vendosur gjithnjë e më shumë në dukje, ndërsa tashmë katalanasit ndeshje pas ndeshje tregojnë grimca të skuadrës ku vetë tekniku aktual bënte pjesë.

Në këtë rritje të skuadrës ka ndihmuar edhe merkato e drejtuesve të klubit, duke qenë se Ferran Torres, Adama Traore dhe Aubameyang i kanë shtuar skuadrës shumë shpejtësi dhe kualitet. Pa harruar edhe Dani Alves, i cili eksperiencën e tij ia ka vendosur në dizpocion shokëve të skuadrës në fushë. Ndërkaq, rritjen e katalanasve e konfirmojnë edhe statistikat duke qenë se nëse iu hedh një sy shifrave atëherë vërehet se Barça është skuadra që ka mbledhur më shumë pikë në La Liga sa i takon vitit 2022.

Blaugranët kanë marrë 17 pikë në shtatë ndeshje, po aq sa edhe Villareal, por nëndetësja e verdhë ka zhvilluar një ndeshje më shumë se ekipi i Xavit. Ndërkaq, më keq kanë bërë Atletico Madrid që ka grumbulluar 16 pikë, Sevilla po 16 pikë dhe në fund Real Madrid që gjatë këtij 2022-shi ka marrë 14 pikë. Për t’u rikthyer edhe njëherë te Barcelona, në katër ndeshjet e muajit shkurt katalanasit kanë shënuar 14 gola dhe kanë pësuar vetëm pesë të tillë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency