La Liga

Xavi sqaron pozicionet në skuadër, vetëm tre futbollistë janë të paprekshëm

Organika e Barcelonës në këtë sezon nuk është ndër më të mirat teksa katalanasit vuajtën faktin e të mos bërit një merkato aktive si pasojë e financave të klubit. Kjo më pas është reflektuar edhe në fushë teksa skuadra po vuan duke qenë shumë larg kreut në kampionat, si dhe jashtë Champions League, ndërsa do të luajë në vazhdim në Europa League.

Në këtë formë, trajneri Xavi Hernandez është duke përgatitur një revolucion ndërsa pret që në merkato të ketë lëvizje si në hyrje ashtu edhe në dalje. Madje, trajneri spanjoll e ka bërë të qartë te drejtuesit se vetëm tre prej futbollistëve të organikës së tij, ai i konsideron si të paprekshëm.

Këtu bëhet fjalë për tre talente të rinj si Ansu Fati, Gavi dhe Nico. Surprizues është fakti se këtu mungon emri i një tjetër talenti si Pedri, teksa spanjolli mund të largohet nëse një ofertë e lartë mbërrin në klub. E njëjta strategji do të ndiqet edhe për Frenkie De Jong apo Dest që mund të mbushi arkat e klubit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency