Spanjë

Xavi, thirrje Messit: Barcelona është shtëpia jote!

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez i ka bërë thirrje legjendës së katalanasve, Lionel Messit që të rikthehet.

Gjatë konferencës për mediet përpara ndeshjes së Champions League ndaj Inter, tekniku iu përgjigj një prej gazetarëve që tha: “Ka zëra për rikthimin e Messit…”.

Xavi u shpreh, që përtej faktit që nuk është koha për të folur për të, Barça është shtëpia e Messit.

“Tani nuk është koha për të folur për Leon, e dua shumë dhe i uroj më të mirat. Barcelona është shtëpia e tij, por ne nuk po i bëjmë një nder duke folur për të. Shpresoj që ai të jetë i qetë në Paris”-deklaroi trajneri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency