La Liga

Xavit i duhet eksperiencë, Barcelona projekton një goditje falas në mbrojtje

Merkato e Barcelonës është përqendruar në Premier League. Xavi kërkon Thiago Alcantarën e Liverpool, teksa ka interesim dhe për Christian Pulisic të Chelsea.

Mesfushori katalanas mund të rikthehet në shtëpi, ndërsa amerikani i “Bluve të Londrës” pëlqehet për faktin që mund të mbulojë disa pozicione në repartin ofensiv.

ESPN raporton se klubi katalanas pëlqen një tjetër lojtar të kampionëve të Europës: Cesar Azpilicuetën. Kapiteni i Chelsea ndodhet në vitin e fundit të kontratës.

Prej janarit mund të fillojë negociatat me drejtuesit e Barcelonës, ekip ku pritet të transferohet me parametra zero në fund të sezonit.

32-vjeçari iberik është pjesë e Chelsea prej vitit 2012, teksa mund të luajë në dy krahët e mbrojtjes dhe në qendër të këtij reparti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency