Kategoria Superiore

Xhaferri: Vllaznia nuk do ndalet në merkato, synojmë Europën!(Video)

Vllaznia ka qënë në mënyrë të padiskutueshme klubi më aktiv në merkato. Prurje të reja, kryesisht nga jashtë Shqipërisë, rinovime kontratash, e thënë shkurt ka qënë një periudhë e ngarkuar për drejtuesit e klubit me qëllimin e vetëm për ta përmirësuar këtë skuadër. Sponsori kryesor Alban Xhaferri nuk kërkon të ndalet këtu përsa i përket përforcimeve dhe shton se do të ketë edhe lojtarët të tjerë që do të nënshkruajnë me kuqeblutë.

Sezonin e fundit Vllaznisë iu desh të kalonte në ferrin e play-outit për të siguruar qëndrimin në Superiore, për Xhaferrin objektivi tashmë është krejt i ndryshëm, kërkohet pjesmarrja në kompeticionet europiane.

… dhe meqë jemi tek kompeticionet europiane, sponsori i Vllaznisë vlerëson maksimalisht ecurinë e skudrave shqiptare të cilat kaluan të gjitha një raund në 2 eventet kryesore të UEFA-s për klube.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency