Xhaka përqafon Tadiç, posteri i FIFA-s shkakton polemika
Kë po prisni të shikoni më shumë në Kupën e Botës këtë vit? Ky postim i FIFA “World Cup” më Twitter, ku shfaqen në mënyrë të animuar futbollistët më të mirë apo kapitenët e skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin “Katar 2022” nuk u ka pëlqyer shumë tifozëve shqiptare.
Arsyeja është mënyra sesi është vendosur Granit Xhaka, kapiteni i Zvicrës, i cili shfaqet poshtë çadrës së kapitenëve duke i hedhur dorën në sup serbit Dushan Tadic, që luan me Ajaxin e Amsterdamit.
Mund të jetë thjesht rastësi e autorëve të kësaj fotoje të FIFA-s, ndoshta edhe me qëllim, me mesazhin që futbolli thyen barrierat, por shumë nga ndjekësit e FIFA World Cup kanë reaguar në mënyrë polemizuese për faktin që Xhaka e Tadic janë krah njëri-tjetrit.
Who are you most looking forward to watching at the World Cup this year? 💭 #Qatar2022 is calling! 🏆 pic.twitter.com/xg68Bz4ipH
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) June 14, 2022
Who are you most looking forward to watching at the World Cup this year? 💭 #Qatar2022 is calling! 🏆 pic.twitter.com/xg68Bz4ipH
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) June 14, 2022



