Xhaka: Shumë emocione kundër Kosovës, Zvicrën e kam zgjedhur herët …
100 ndeshje për Xherdan Shaqirin, kapitenin e Zvicrës në ndeshjen miqësore ndaj Kosovës. Në prononcimin pas ndeshjes, futbollisti i Arsenalit vlerësoi lojën e “dardanëve”. Ai shtoi se ndeshje ishte me plot emocione, si për shqiptarët e Zvicrës, po ashtu edhe për lojtarët e Kosovës, që janë rritur në Zurich.
“Nuk mund të ishte më e veçantë për mua ndeshja ime e 100-të me Zvicrën, pasi luajta kundër Kosovës, vendlindjes sime, që e dua shumë. Ishte një ndeshje e mirë, ku dy ekipet treguam lojë të mirë, por nuk shfaqëm më të mirën si Kosova, ashtu edhe ne.
Kosova është një ekip shumë i mirë, me lojtarë cilësorë. Po forcohet si ekip me lojtarë të rinj dhe besoj se ka një të ardhme të ndritur.
Nuk mendoj se vetëm ne kishim emocione. Edhe lojtarët e Kosovës që janë rritur në Zvicër. Në përgjithësi ishte një ndeshje emocionale për të gjithë.
Kam vendosur herët të luaj për Zvicrën dhe nuk kam pasur shanse më vonë ta ndërrojë vendimin,” – sqaroi Xhaka.



