Xhepa mbyll garimin e parë në Pekin, ja rezultati skiatorit shqiptar
Denni Xhepa nuk ia ka dalë të marrë rezultatin e dëshiruar në garimin e tij të parë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, teksa skiatori shqiptar u penalizua pas u rrëzua në sllallomin gjigand.
Xhepa ishte konkurrenti numër 59 në një garë ku pjesëmarrës ishin 89 skiatorë, ndërsa në finale shkuan 46 të parët. Kushtet e rënduara atmosferike ishin gjithashtu një faktor që u bënë pengesë për Xhepën, teksa edhe sportistët e tjerë hasën vështirësi ndërsa garën e përfunduan 52 skiatorë.
Ndërkaq, Xhepa do të ketë mundësinë që të përmirësojë vetveten teksa do të zbresë sërish në pistë për sllallomin special më datë 16 shkurt.



