Kategoria Superiore

Ymeraj: Mbijetesa e arritshme, ndaj Partizanit për fitore!

Ersil Ymeraj u zgjodh nga Supersport si lojtari më i mirë i ndeshjes në sfidën mes Kastriotit dhe Skënderbeut. Autori i golit të parë në intervistën e tij për emisionin Gol pas Goli theksoi se trajneri i ri Bledar Devolli ka ndryshuar shumë gjëra te skuadra krutane dhe tashmë ai dhe shokët e tij të ekipit besojnë gjithnjë e më shumë te mbijetesa.

Çfarë ka ndryshuar që skuadra merr dy fitore rradhazi?

Kemi bërë një fazë përgatitore të mirë  dhe për shkak dhe të profesor Devollit që na motivon dhe na jep energji kemi arritur këto fitore.

A besoni te mbijetesa?

Unë kam besuar për mbijetesën dhe tani më shumë, pasi çdo stërvitje shkon në maksimum. Janë rezultate që të japin shumë besim, në arritëm që të fitojmë dhe ndeshjen e rradhës  do të hyjmë me Partizanin që të marrim  tre pikëshim, pavarësisht se është kampion.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency