Kategoria Superiore

Ymeralilaj një siguri për Egnatian, e tregojnë shifrat!

Egnatia mori një barazim me shumë vlera në kryeqytet përballë Partizanit në javën e 7-të të Kategorisë Superiore. Duke iu referuar statistikave të publikuara në emisionin Analizë Superiore, lojtari më i mirë në fushë për rrogozhinasit në duelin ndaj të kuqëve ishte mbrojtësi anësor Franc Ymeralilaj. Ish-lojtari i Bylisit i cili është një titullar fiks te skuadra e Gugash Maganit mori pjesë në 26 duele nga të cilat i fitoi me një përqindje saktësie prej 65%, përsa i përket driblimeve Ymeralilaj tentoi 8 dhe në 5 raste arriti ta shmangte kundërshtarin duke rezultuar 63% i saktë. Përsa i përket topave të rikuperuar 26-vjeçari spikati me 15 rikuperime, 1 prej tyre në gjysmëfushën kundërshtare. Në këtë sezon Ymeralilaj është një lojtar i pazëvendësueshëm për Maganin teksa është aktivizuar në të 7-ta takimet dhe është zëvendësuar vetëm në një prej tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency