Conference League

Zabërgja: Fitore me meritë, më duket sikur kam vite te Gjilani

Baton Zabërgja ishte ndër më të mirë në radhët e Gjilanit në sfidën me Liepajan, edhe pse nuk ka shumë kohë në skuadër. Në intervistën pas ndeshjes, 21-vjeçari tha se ndihet sikur luan prej vitesh në skuadrën e Gjilanit.

“Është emocion i veçantë, sepse ishte ndeshja ime e parë në Conference League. Patëm paraqitje fantastike, e morëm me meritë fitoren. Trajnerin e falënderoj për besimin, shpresoj t’ia shpërblej. Që nga dita e parë jam ndier sikur kam shumë vite të Gjilani, mikpritja ishte fantastike.

Mendoj se në pjesën e dytë po mundoheshim të mos bënim gabime. Shpresoj në rezultat pozitiv edhe në takimin e kthimit.”

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency