Itali

Zaniolo humb shumë raste, Capello: E ka fajin vrapi i tepërt

Nicolo Zaniolo ka përfunduar në qendër të kritikave për rastet e shumta të shpërdoruara, megjithatë për të shpjeguar momentin që po kalon sulmuesi i talentuar italian, ka menduar një legjendë si Fabio Capello.

Duke folur për Sky Sports, Capello tha se futbollisti i verdhekuqve po vrapon më shumë se çdo herë tjetër me Romën dhe pikërisht kjo e ka bërë të humbë kthjelltësinë në finalizim.

“Nëse e vini re, Zaniolo vrapon pa fund dhe kjo është padyshim diçka mjaft pozitive. Ai tërhiqet shumë për të ndihmuar shokët e skuadrës dhe është gjithmonë i pari që mbërrin në zonën kundërshtare. Por pikërisht shpenzimi i kaq shumë energjive e bën të humbë kthjelltësinë dhe të mos ketë të njëjtin rendiment në finalizim”, u shpreh Capello.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency