Futboll

Zbardhen vendimet e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s!

Miratohet sistemi i shpërndarjes financiare për Champions League-n e femrave. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, u mblodh ditën e sotme në Montreux të Zvicrës dhe mori vendimet e mëposhtme, në vijim të miratimit të formatit të ri për garat e klubeve të UEFA-s nga sezoni 2024/25.

UEFA EURO 2020

Komiteti Ekzekutiv prezantoi një sërë mundësish për ndeshjet, të planifikuara për t’u zhvilluar në kthim në Bilbao, Dublin dhe Mynih, ku nuk është konfirmuar ende pjesëmarrja e tifozëve.

Komiteti ngarkoi administratën e UEFA-s për të hartuar propozime konkrete për vendimin final që do të merret të premten e 23 prillit 2021 përmes video-konferencës.

UEFA Champions League për femra 2021-25

Përpara fillimit të kompeticionit të riorganizuar UEFA Champions League për femra në verën e ardhshme, që do të shënojë edhe një erë të re në futbollin e femrave, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s aprovoi gjithashtu një model të ri të shpërndarjes financiare dhe një kornizë të modernizuar rregullash për kompeticionin. Më shumë informacion mbi mekanizmin e shpërndarjes dhe ndryshimet e rregullave, për profesionalizimin e mëtejshëm të futbollit të femrave, do të jetë i gatshëm javën e ardhshme.

U caktuan edhe federatat pritëse për finalet e turneve të ardhshëm të kampionateve të të rinjve:

• Kampionati U-17 për femra UEFA: Estoni 2023, Suedi 2024, Ishujt Faroe 2025.
• Kampionati U-17 UEFA : Hungari 2023, Qipro 2024.
• Kampionati U-19 për femra UEFA: Belgjikë 2023, Lituani 2024, Bjellorusi 2025
• Kampionati U-19 UEFA: Malta 2023, Irlandë e Veriut 2024, Rumani 2025

Së fundmi, Jaén, Spanjë u caktua si vendi pritës për Futsal U-19 EURO 2022

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency