Zbulimi, Milinkovic-Savic ka rinovuar që në verë kontratën me Lazion
Pas një vere aspak të qetë, sa u takon zërave të merkatos lidhur me të ardhmen e Milinkovic-Savic, mediet italiane zbulojnë se futbollisti ka rinovuar kontratën me Lazion deri në vitin 2024. Po sipas raportimeve të medieve nga përtej Adriatikut, 24-vjeçari në fillimi ka firmosur me bardhekaltrit deri në vitin 2023, më pas, në fshehtësi të plotë, ai ka rinovuar sërish, duke e shtyrë kontratën e tij më skuadrën e drejtuar nga Inzaghi deri në 2024.
Do të përfitojë të njëjtën pagë 3 milionë euro në sezon (vetëm Immobile ka pagë më të lartë se ai te Lazio) dhe marrëveshja është depozituar në Ligë.
Marrëdhëniet e drejtuesve te Lazios me lojtarin dhe menaxherin e tij, Kezman, ishin dhe mbeten të shkëlqyera. Gjithmonë kuptohet, lëvizjet programohen në marrëveshje. Milinkovic gjithmonë i ka respektuar vendimet e shoqërisë bardhekaltër.



