Zbulohet audio/ Veliaj me gjuhë rrugaçërore ndaj Sulejman Memës
Drejtori i Departamentit të Komunikimit në FSHF, Andi Verçani doli në një konferencë për shtypin. Në orën 15:00 do të kryhen punimet e Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, teksa Verçani deklaroi:
“Mbrëmjen e djeshme, pak orë përpara Asamblese, në mënyrë të beftë dhe të papritur për ju dhe jo për ne, është zhvilluar një takim nga kryetari i Bashkisë Tiranë me disa anëtarë të komunitetit të futbollit dhe Shoqatës Rajonale Tiranë. Mësuesve të edukimit fizik dhe trajnerëve të futbollit të rajonit të Tiranës iu është bërë një listim i gjërave që duhet të bëjnë. Kemi gjithë materialin dhe një audio prej 27 minutash që do vendoset në dispozicion të gjithë mediave.
I gjithë materiali ka faza shumë të rënda, fjalori është i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Një fjalor prej një rrugaçi dhe si i fortë lagjeje, në disa momente kryetari shfaqet edhe si prokuror. Disa akuza janë: ‘Nesër do mblidhemi në Parkun Olimpik të Tiranës dhe do shkojmë në FSHF për t’u bërë shurrën.
Jo UEFA dhe FIFA të zbresin, por edhe Jezusi dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin luftën time. Unë do bëj çdo gjë për t’u nxirë jetën këtyre me prokurori dhe me Spak. Nuk tërhiqemi dot tani edhe po të duam, pasi prokuroria është vënë në lëvizje. Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vendosur në kontroll.
Po mirë mor Sulë (i drejtohet Sulejman Memës, kreytarit të Shoqatës Rajonale Tiranë): Si ka mundësi që ju ka marrë burrërinë?! Si mund të presë robi koq*t dhe të sillet si rrotë k**i?! Nuk jemi kur*a që të fshihemi, jemi 40 burra që do shkojmë në FSHF t’u bëjmë shurrën.
E di që kanë bërë disa veta këtë gabim. Sot do e keni juristin dhe noterin në fund të sallës, dhe do të firmosni. Votat tona janë sot këtu me noterin tonë. Pasi të shpartallojmë Tiranën do ikim qytet më qytet. Jam kryetar Bashkie, dua ta kontrolloj unë futbollin. Futbolli është një nga dhomat e shtëpisë time. Ju do mbështesni në bllok kryetarin Prodani’, ishin disa nga fjalët e shprehura nga kryetari Erion Veliaj”, theksoi Verçani.
Audio e plotë e mbledhjes:



