Zbulohet defekti në makinën e Leclerc, nuk ka nevojë për ndërrim motori
Charles Leclerc pati fatin kundër në Bahrein, pasi një problem në motor i kushtoi rënien e xhirove dhe humbi vendin e parë, duke e mbyllur garën vetëm në vendin e pestë.
Megjithatë pas analizimit me imtësi të defektit, në shtëpinë Ferrari kanë arsye për të qenë të gëzuar, pasi bëhet fjalë vetëm për një qark të shkurtër në një centralinë, që kontrollon injektorët e motorit.
Defekti është riparuar dhe makina do të testohet javën e ardhshme në Japoni, ndërsa drejtuesit e Ferrarit janë të lumtur që nuk do të detyrohen të ndërrojnë motor.
Sipas rregullores së Formulës 1, njëvendëshet mund të ndërrojnë motor deri në 3 herë në sezon, ndaj do të ishte vërtetë e tepërt që Leclerc të ndërronte të parin pas vetëm dy garash.



