Zbulohet destinacioni i ri i Musollit, pas Europës do largohet nga Kukësi!
Besar Musolli është duke kaluar ditët e tij të fundit si futbollist i Kukësit. Kapiteni i verilindorëve pas 8 viteve pritet të largohet nga Kukësi në momentin që do të përfundojë edhe aventura e skuadrës në Kupat e Europës. Siç raporton “Panorama Sport”, Musolli për arsye familjare do të rikthehet në Kosovë për t’iu bashkuar skuadrës së Gjilanit. Largimin nga Kukësi e ka konfirmuar edhe vetë lojtari në një intervistë të pak ditëve më parë duke nënvizuar se do të largohet pas aventurës në Europë.



