Merkato

Zbulohet e ardhmja e Kessie, pritet transferimi në kampionatin spanjoll

E ardhmja e Franck Kessie-t duket gjithnjë e më larg Serisë A. Mediat spanjolle, duke analizuar situatën e mesfushorit të përfaqësueses së Bregut të Fildishtë (I skadon kontrata me Milanin në qershor) konfirmuan zërat rreth interesimit të Barcelonës për lojtarin. Sipas raportimeve të “Catalunya Ràdio”, mesfushori kuqezi do të jetë objektivi kryesor i “blaugranave” në merkaton e verës për të forcuar mesfushën.

Për momentin nuk ka ende asgjë konkrete për transferimin e Kessie-t te Barça, por, sipas shtypit katalanas, negociatat me përfaqësuesit e lojtarit kanë përparuar gjatë javëve të fundit madje ka edhe një marrëveshje verbale mes palëve. Bëhet fjalë për një kontratë pesëvjeçare me pagë tetë milionë euro në sezon plus bonuset.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency