Serie A

Zbulohet fjalimi i Icardit ndaj presidentit Steven Zhang, bomberi kthehet në stërvitje!

“Nuk kam treguar kurrë mungesë respekti ndaj klubit të Interit, kam një statistikë pjesëmarrjeje prej 97,5% nga 100 përqind të seancave stërvitore që ekipi ka zhvilluar dhe kurrë askush nuk është ankuar për profesinalizmin tim dhe as për sjelljen time. Ndaj gjykoj se heqja e shiritit të kapitenit ishte një fyerje e tepërt ndaj meje”. Kështu mësohet të jetë shprehur argjentinasi Mauro Icardi në takimin e tij me presidentin e Interit Steven Zhang të zhvilluar në vigjilje të derbit dhe që ka rezultuar deçiziv për rikthimin e sulmuesit 26-vjeçar në organikën e Spallettit. Në të vërtëtë takimi i zhvilluar mes palëve të sipërpërmendura është kryer në fshehtësi të plotë, pak para sfidës së fituar ndaj Milanit, ku të pranishëm kanë qënë edhe administratori Beppe Marotta dhe avokati që përfaqëson Icardin, Paolo Nicoletti.

Po në këtë mbledhje presidenti Zhang ka mbrojtur interesat e trajnerit Spalletti dhe autononominë e tij e të klubit, duke e ftuar sulmuesin të tregojë një sjellje më të pëlqyeshme për të gjithë. Në fund të bisedës, siç zbulon e përditshmja italiane La Republica, ka qënë pikërisht Marotta që i ka hapur dyert e rikthimit përfundimtar Icardit, i cili ka qëndruar jashtë që nga 13 shkurti, kohë në të cilën Interi vendosi ta zbriste nga hierarkia duke i hequr shiritin e kapitenit. Gjithsesi, tanimë lajmi i mirë për të gjithë është rikthimi në dispozicion të trajnerit Spalletti i një prej aseteve të çmuara të kësaj skuadre. Ndërkohë ashtu siç u raportua një ditë më parë, paraditen e sotme Icardi është rikthyer në stërvitje me Interin, duke u vendosur nën urdhrat e trajneri Spalletti që kishte në dispozicion një grup të cunguar lojtarësh, pasi 11 futbollistë janë grumbulluar me kombëtaret e tyre. Icardi është ballafaquar me emra të tillë si kapiteni Handanovic, Radja Nainggolan, Borja Valero, D’Ambrosio, Ranocchia, Gagliardini e Candreva por ende jo me dy kroatët Perisic e Brozovic me të cilët raportet i ka të tensionuara.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency