Formula 1

Zbulohet kalendari i 2022-it, sezon për rekord dhe me plot risi!

Ndryshime në kalendarin e vitit të ardhshëm në Formula 1. Nëse ky sezon ka rezultuar spektakolar me garën e ethshme për titull mes Max Verstappen dhe Lewis Hamilton edhe ai i vitit të ardhshëm parashikohet të jetë një sezon fantastik dhe akoma më i gjatë. FIA ka publikuar kalendarin e vitit 2022 i cili do të jetë më i gjatë pasi do të ketë në total 23 gara, një rekordin absolut ky për sportin e Formula 1 me kampionatin e vitit të ardhshëm që do të jetë më i gjati në histori. Kampionati do të nisë më 20 mars në pistën e Sakhir në Bahrein dhe do të mbyllet më 20 nëntor në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Nga kalendari i ri i publikuar nga FIA janë fshirë garat e Turqisë, Portugalisë dhe Katar-it kjo e fundit vetëm për një vit pasi zhvillohet Botërori i futbollit në 2022-in. Një tjetër risi e këtij sezoni është që në Itali do të zhvillohen dy gara një në pistën e Imolas dhe një tjetër në Monza.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency