Zbulohet kalendari i javës së 23-të, luhet në 3 ditë
Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga përfundimi i të gjitha ndeshjeve të javës së 22-të të Kategorisë Superiore, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar kalendarin e javës së 23-të që do të luhet në 3 ditë të ndryshme. Raundi i rradhës do të nisë me duelin e të premtes mes Skënderbeut dhe Tiranës që do të luhet në Korçë. Një sfidë interesante mes dy skuadrash që kanë nevojë urgjente për pikë. Të shtunën në dy orare të ndryshme do të luhen dy sfida të tjera. Në orën 14:00 në Gjirokastër Luftëtari do të presë Teutën në një sfidë ku barazimi nuk kënaq asnjërën nga dy skuadrat, ndërkohë që në orën 17:00 të së shtunës, Partizani do të bëjë maksimumin për t’u rikthyer te fitorja ndaj Flamurtarit të Dajës. Të dielën Kukësi pret Kamzën në një ndeshje ku fitorja është objektivi i vetëm i verlindorëve, mbetet për tu parë se në cilin stadium do të luhet kjo sfidë. Ndërkohë që po në orën 14:00 në Fushë-Krujë, Kastrioti do të presë Laçin në një tjetër interesante dhe delikate për të dyja ekipet.
E premte, 22 shkurt 2019
Skënderbeu – Tirana 18:00
E shtunë, 23 shkurt 2019
Luftëtari – Teuta 14:00
Partizani – Flamurtari 17:00
E dielë, 24 shkurt 2019
Kukësi – Kamza 14:00
Kastrioti – Laçi 14:00



