Premier League

Zbulohet oferta stratosferike për blerjen e Liverpoolit

Suksesi i Liverpoolit nuk po kalon pa u vënë re edhe nëpër botë dhe në fakt së fundi ka pasur edhe një ofertë për blerjen e klubit. Nuk bëhet fjalë për një ofertë dosido, pasi mund të ishte blerja më e shtrenjtë e një klubi në histori.

Oferta erdhi nga sheiku arab Khaled Bin Zayed Al Nehayan, i cili është gjithashtu kushëriri i presidentit të Manchester City, Mansur bin Zayd al Nahyan. Oferta flitet të jetë bërë në fund të vitit 2017, e mendohet të ketë kaluar shifrën e 2 miliardë eurove, një numër që nuk është arritur asnjëherë për ndryshimin e pronësisë së një skuadre.

Khaled, pavarësisht se flitet të jetë një emër me shumë rëndësi në familje e rajonin e Lindjes së Mesme, flitet se nuk ka të njëjtën fuqi ekonomike si Mansour. Gjithsesi, shoqëria amerikane Fenway Sports Group, e cila ka në zotërim ekipin anglez, ka refuzuar menjëherë ofertën, dhe e ka bërë të qartë që do të pranonte vetëm një ortak në minorancë.

Reds kanë filluar në mënyrën më të mirë sezonin e ri, duke fituar dy ndeshjet e para në kampionat përkatësisht 4-0 me West Ham në Anfield Road dhe 0-2 kundër Crystal Palace. Ndeshja e radhës për ta do të jetë në shtëpi ku do të ketë kundërshtar ekipin e Brighton.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency