La Liga

Zbulohet oferta zyrtare, Barcelona nis ofensivën për titullarin e Milanit

Franck Kessie është lojtari i radhës që Milani do të humbë me parametra zero. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, pjesë e kuqezinjve prej verës së vitit 2017, ndodhet në vitin e fundit të kontratës me nënkampionët e Italisë.

Drejtuesit e Milanit e çuan ofertën e tyre deri në 5.8 milionë euro në sezon, por Kessie ka refuzuar çdo propozim të dyshes Maldini-Massara. Barcelona është klubi që po kërkon të përfitojë nga kjo situatë.

Katalanasit kanë rinisur bisedimet me agjentin e 25-vjeçarit, të cilit i kanë bërë ofertën zyrtare. Kessie e pret një rrogë prej 6.5 milionë eurosh në sezon nëse pranon transferimin në “Camp Nou” më 1 korrik.

Lojtari afrikan është të provojë një aventurë të re në karrierë dhe Barcelona shihet si destinacioni i radhës. Agjenti i tij ka lajmëruar Milanin për ofertën spanjolle dhe së shpejti pritet të arrijë akordin zyrtar me drejtuesit e Barçës.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency