La Liga

Zbulohet plani B i Barcelonës nëse dështon afrimi i Haaland

Barcelona është duke menduar seriozisht për merkaton e verës dhe forcimin e sulmit të tyre. Targeti kryesor i klubit “blaugrana” është norvegjezi i Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Gara për Haaland do jetë shumë e vështirë, duke ditur se të gjithë gjigantët evropianë janë të interesuar për kartonin e tij.

Gjendur në një situatë të tillë, që ia vështirëson punën katalanasve, nga “Sport” raportohet se ata kanë menduar edhe për plan B.

Pra në rast se afrimi i norvegjezit do të dështojë, atëherë Barcelona raportohet se do të tentojë transferimin e Alexander Isak, i cili aktualisht është pjesë e Real Sociedad, dhe Jules Kounde, që momentalisht ndodhet te Sevilla.

Megjithatë do duhet të pritet merkato e verës që të shihet nëse Barça do ia dalë që të vërë në zbatim ndonjërin prej këtyre planeve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency