Merkato

Zbulohet plani i Florentino Perezit për t’i “rrëmbyer” Napolit mesfushorin spanjoll

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka një plan konkret për të bërë pjesë të “Los Blancos” mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz. Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Reali pritet të ofrojë kartonin e sulmuesit serb, Luka Jovic, si dhe atë atë Dani Ceballos për të bindur Aurelio De Laurentiis që të lërë spanjollin të zhvendoset në “Bernabeu”.

Ish-futbollisti i Betisit, prej kohësh objektiv i Realit, e mbyll kontratën me Lazion në vitin 2023. Ai pëlqehet shumë nga trajneri Carlo Ancelotti, që e konsideron shumë të përshtatshëm për ndryshimet që kërkon të bëjë në mesfushë. Klubi napolitan e vlerëson Fabian Ruizin 50 milionë euro, një çmim që konsiderohet i lartë nga Reali, që ka gati kartat për të kënaqur të gjitha palët.

Luka Jovic dhe Dani Ceballos janë dy profilet që Reali do t’i propozonte De Laurentiisit për një zbritje të rëndësishme vlerës së kartonit të Fabian Ruiz. Sulmuesi serb vlerësohet 30 milionë euro (i propozuar tashmë pa sukses te Monaco dhe Borussia Dortmund), mirëpo për Spalletin më vlerë mund të ketë afrimi i Ceballos, pasi mund të mbushë boshllëkun që do të linte pikërisht Fabian Ruiz.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency