Futboll

Messi kishte kusht blerjen e sulmuesit afrikan për të rinovuar me Barçën

Sadio Mané mund të ishte bërë pjesë e Barcelonës verën e kaluar. Klubi “blaugrana” u përpoq deri në fund për sulmuesin e Liverpoolit, por kapacitetet e kufizuara financiare e bënë të pamundur operacionin.

Në fakt, blerja e Manesë ishte kusht i lojtarit më të mirë në skuadër. Lionel Messi, për të rinovuar kontratën. “Pleshti” besonte se me afrimin e mundshëm të sulmuesit senegalez, Barça do të ishte e aftë për të konkurruar për trofetë më të rëndësishëm.

“Zgjodha Manénë, sepse është një lojtar që e dua. Ai pati një vit të mrekullueshëm dhe ishte shumë i rëndësishëm për të gjitha arritjet e Liverpoolit”, – do të deklaronte Messi në vitin 2019 për të justifikuar votën e tij për lojtarin e “The Reds” për “FIFA The Best”.

Nuk është hera e parë që kampioni i ri i Kupës së Kombeve të Afrikës përdoret si kusht. Reali i Madridit, para largimit të Zinedine Zidane në vitin 2018, praktikisht kishte mbyllur nënshkrimin e Manésë, siç raporton “France Football”, por lamtumira e trajnerit francez prishi gjithçka.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency