Zbulohet shkalla e dëmtimit të Kumbullas, ja kur rikthehet!
Marash Kumbulla u zëvendësua në ndeshjen Angli-Shqipëri pas vetëm pak minutash për shkak të problemeve fizike por duke iu referuar raportimeve të mediave italiane lidhur me analizat që ka kryer sëfundmi mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Kumbulla nuk ka pësuar dëmtim muskular dhe mesa duket nuk ka asgjë serioze.
Ka shanse që mbrojtësi të jetë i gatshëm për trajnerin Jose Mourinho që në sfidën e kësaj fundjave ndaj Genoas. Rikthimi i Kumbullas është i rëndësishëm për verdhekuqtë duke patur parasysh që Mourinho nuk ka në dispozicion Chris Smalling.



