Kategoria Superiore

Ze Maria: Fitore e rëndësishme, Karabeci mbetet kapiteni ynë

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, u shfaq i qeshur pas fitores me Kastriotin në transfertë. Sipas brazilianit, Tirana po nis një periudhë te re.

Arritët një fitore të rëndësishme…

Më e rëndësishmja ishte fitorja. Ne vuajtëm shumë, por morëm 3 pikë.

Morët përgjigjet e duhura nga lojtarët?

Pavarësisht skuadrës që kemi përballë ne duhet të jemi në fushë për ta fituar takimin. Pas derbit kjo ishte fitore e rëndësishme.

Përsëri ndryshuat formacionin, arsyeja?

Kjo është zgjidhja ime për t’u dhënë freski lojtarëve. Hoxhallari dhe Hasani i kanë luajtur të gjitha ndeshjet dhe u dhashë mundësi të pushonin.

Pas golit të dytë, Blazhevski u përqafua me ju. Tregon ky veprim unitet?

Ishte gjë e bukur, që e bëri. Ne folëm me grupin dhe vendosëm të linim gjithçka pas dhe të fillonim një përiudhë të re sot. Pas asaj disfate në derbi nuk ishte situatë e qetë, ne kemi folur shumë.

Karabeci luajti titullar, a e justifikoi veten?

Karabeci ka qenë gjithmonë kapiteni ynë. Ai është i rëndësishëm për grupin dhe për ju, gazetarët.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency