La Liga

Zëvendësuesi i Rodrit gjendet pas 1 ore, Atletico zyrtarizon mesfushorin e ri!

Pasi zyrtarizoi brazilianin Felipe i cili do të marrë vendin e ish-kapitenit Diego Godin në qëndër të prapavijës, Atletico Madridit nuk vonon për të gjetur edhe pasuesin e Rodrit nga e shitja e të cilit te Manchester City përfitoi 70 milionë euro, madje duke mos shpenzuar asnjë cent. Los Colchoneros kanë zyrtarizuar afrimin e mesfushorit meksikan Hector Herrera të cilit i kishte përfunduar kontrata me Porton në 30 qershor dhe ka firmosur për 3 vite me Atleticon e Madridit. 29-vjeçari është një lojtar me shumë eksperiencë dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për Atleticon e Madridit që në vetëm pak ditë ka transferuar tre lojtarë nga kampionati portugez sepse përveç Felipes dhe Hector Herrerës që vinë nga Porto, Los Colchoneros kanë mbyllur marrëveshjen me Benficën për ylli e ri Joao Felix i cili do të zyrtarizohet në momentin që Antoine Griezmann do t’i japë lamtumirën Atleticos, ndërsa bardhekuqtë kanë afruar nga Reali i Madridit edhe 24-vjeçarin Marcos Llorente.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency