Spanjë

Zëvendësuesi perfekt i Modric! Real Madrid kthen sytë nga Dortmund

Real Madrid ka vetëm një emër në mendje si zëvendësues të Luka Modric dhe ai është Jude Bellingham. Mesfushori 18-vjeçar i Borussia Dortmund, ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha.

Jude është një lojtar i kompletuar dhe pavarësisht moshës ka eksperiencë në Champions League dhe në kombëtaren e Anglisë, për të cilën ka luajtur në disa takime.

Ai është shumë dinamik dhe sipas AS shihet si një kartë e rrezikshme, të cilën Real Madrid dëshiron ta ketë në duar.

Ndonëse ende nuk ka informacione për interesimin zyrtar të Real Madrid ndaj lojtarit të Dortmund, 18-vjeçari raportohet se është shumë i pëlqyer te madrilenët dhe nuk do ishte habi nëse së shpejti do fillonin bisedimet mes palëve për Bellingham.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency