Zgjaten “pushimet” e “Ujqve”, shtyhet ndeshja e nesërme me Arsenalin
Covid-19 shtyn edhe ndeshjen Arsenal-Wolves, e programuar të zhvillohej ditën e martë (28 dhjetor, 13:30), përballje e vlefshme për javën e 20-të në Premier League.
Skuadra mike po përballet me një situatë të vështirë, disa futbollistë kanë rezultuar pozitivë dhe drejtuesit bënë një kërkesë që kjo ndeshje të mos luhej nesër.
Liga ka pranuar kërkesën e “Ujqve” dhe ka bërë publik vendimin me anë të një komunikate zyrtare. “Wolves po përballet me një shpërthim të gjerë të Covid-19 dhe shumë dëmtime.
Ekipi nuk ka një numër të mjaftueshëm lojtarësh në dispozicion, 13 + një portier, për të zbritur në fushë sipas protokollit zyrtar, kështu që është vendosur shtyrja e ndeshjes”.



