Futboll

Zgjidhet ngërçi me Dinamon e Zagrebit, Çekiçi zyrtarisht te kampionët e Sllovenisë!

Merr fund telenovela Endri Çekiçi. Ish lojtari i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë është bërë zyrtarisht pjesë e kampionëve të Sllovenisë Olimpija Ljubljana. Edhe ka rreth 2 javë që 22-vjeçari i është bashkuar skuadrës sllovene, Dinamo e Zagrebit nuk kishte ndërmend të lëshonte kartonin e futbollistit pa përfituar diçka nga shitja e tij dhe pas shumë bisedimesh gjatë ditëve të fundit, kampionët e Kroacisë kanë ndezur dritën jeshile për kalimin e Endri Çekiçit në kampionatin slloven.

Shqiptari është stërvitur me skuadrën e Olimpija që nga starti i përgatitjeve të këtij viti, madje është aktivizuar edhe në një miqësore të zhvilluar kundër HNK Gorica, por konfirmimi zyrtar i transferimit kërkonte një marrëveshje të plotë mes ish-klubit të tij Dinamo Zagreb dhe skuadrës së tij të re, sllovenëve të Olimpija Ljubljana. Pas zyrtarizimit Çekiçi tha edhe fjalët e tij të para si futbollist i Olimpijas duke u shfaqur shumë i lumtur”.

“Jam shumë i lumtur të bashkohem me Olimpija. Shpresoj të ndihmoj skuadrën për të arritur objektivat dhe të fitojë titullin kampion. Miku im Filip Uremovic më tha shumë gjëra të mira për këtë klub. Besoj që të bashkohem suksesshëm me skuadrën dhe të përshtatem me shokët e skuadrës dhe trajnerin. Ata do të më ndihmojnë të ndihem sa më mirë këtu, në mënyrë që të shpërblej besimin sa më parë të jetë e mundur”, deklaroi Endri Çekiçi në intervistën e tij të parë si futbollist i sllovenëve të Olimpija Ljubljana, që pas transferimit nga Dinamo Zagreb.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency