Zgjidhet ngërçi me tifozët e Tiranës, ja sa fansa pritet të jenë në “Loro Boriçi”
Vllaznia-Tirana, apo klasikja e futbollit shqiptar, është krye-ndeshja e javës së 7, ndërsa së fundi është zgjidhur edhe ngërçi me tifozërinë dhe të gjithë fansat e kryeqytetasve, që kanë blerë një biletë, do të jenë në shkallët e stadiumit.
Për shkak të një ngacmimi në rrjetet sociale, klubi shkodran njoftoi se nuk do të lejojë hyrjen e tifozëve kryeqytetas në shkallët e “Loro Boriçit”, por ndërhyrja e FSHF-së ka bërë që të zgjidhet gjithçka.
Ndërkohë, burime për Supersport konfirmojnë se janë shitur të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozëritë e të dy kampeve dhe në shkallët e stadiumit pritet të ketë më shumë se 5 mijë tifozë, që cilët do ta bëjnë edhe më të bukur derbin e Shqipërisë.



