Kategoria Superiore

Zgjohet Flamurtari, prezanton goditjen e parë në merkato

Mjaftoi një shkëndije ajo e prezantimit të trajnerit të ri Gerd Haxhiu që Flamurtari i sezonit të ri të merrte jetë.Vetëm pak orë pasi u zyrtarizua emri i trajnerit të ri, klubi vlonjat ka prezantuar edhe afrimin e parë në merkato. Lëvijza e parë në hyrje është një mesfushor boshnjak që quhet Semir Bajraktareviç dhe vjen nga liga e dytë izraelite teksa sëfundmi është aktivizuar me skuadrën e Maccabi Ahi Nazareth. Bëhet fjalë për një lojtar me shumë eksperiencë i cili karrierën e ka nisur te klubi më i madh në Bosnje Hercegovinë, Sarajevo dhe më pas ka luajtur si Celik e Sloboda Tuzla në vendin e tij dhe Ironi Nesher, Hapoel Petah Tikva dhe Hapoel Hadara dhe sëfundmi Maccabi Ahi Nazareth në ligën e dytë të futbollit izraelit. Në edicionin 2017-2018 kur mbante veshur fanellën e Hapoel Hadara, Bajraktarevic arriti të spikaste më shumë duke shënuar plot 8 gola në 35 ndeshje. Pas afrimit të mesfushorit nga Bosnje Hercegovina i cili pritet të rritë cilësinë në mesfushën e vlonjatëve, te Flamurtari priten lëvizje të tjera, afrime por edhe rinovime kontratësh të lojtarëve që sezonin e kaluar ishin pjesë e kuqezinjëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency