Serie A

Zhbllokohet Ronaldo, dygolësh ndaj Sassuolos, Strakosha mposht Veselin

Cristiano Ronaldo gjen më në fund golin, që aq shumë i kishte munguar në 3 javët e para të Serisë A, edhe pse Juventusi gjithmonë kishte arritur të triumfonte. CR7 jo vetëm gjetin të parin në elitën e futbollin italian, që pas transferimit te bardhezinjtë nga Relai i Madridit, por realizoi dygolësh në fitoren 2-1 me Sassulon në “Allianz Stadium”.

Portugezi, i cili kishte mbetur në hije gjatë pjesës së parë, shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes, duke shtyrë drejt rrjetes një top të kthyer nga shtylla në minutën e 50-të.

Sassuolo u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit, por në të 65-ën, pas një kundërsulmi të shpejtë të bardhezinjve, CR7 e detyroi portierin Consigli ta nxirrte për herë të dytë topin nga rrjeta. Në kohën shtesë, Sassuolo arriti të shkurtonte diferencën me Babacar, por nuk kishte më kohë për ndryshim tjetër rezultati. Pak para se kryesori të vërshëllente për fundit e takimit, Douglas Costa u ndëshkua me karton të kuq, pasi pështyu në fytyrë kundërshtarin.

Fitore e rëndësishme e Lazios në fushën e Empolit, ku luajtën titullarë të dy futbollistët e përfaqësueses së Shqipërisë, Veseli për vendasit dhe Strakosha në portën e bardhekaltërve. Goli që i dha fitoren skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi e realizoi Parolo në fillim të pjesës së dytë.

Udinese barazoi 1-1 në Friuli me Torinon, në një sfidë ku shënuan De Paul për vendasit dhe Meite për miqtë, ndërsa Genoa mori tri pikë kundër Bolognas falë golit të Piatek.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency