Featured

“Zhduku nga ekipi”, tifozët e Zenitit shfryjnë dufin kundër mbrojtësit ukrainas

Yaroslav Rakitskiy është ukrainas, fanellën e kombëtares së tij e ka veshur 54 herë, teksa në janarin e vitit 2019 la Shakhtar Donetsk pas dhjetë viteve për t’u transferuar te Zenit Petersburg.

Qendërmbrojtësi është një titullar fiks i ekipit rus, por shpërthimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës ka prishur çdo plan. 32-vjeçari bëri një postim në rrjetet sociale kundër pushtimit të vendit të tij.

Veprimi i Rakitskiy është pritur keq nga ultrasit e Zenit, të cilët e kanë kërcënuar duke i kërkuar të mos e veshë më fanellën e ekipit të tyre të zemrës.

Lojtari ukrainas nuk u aktivizua në përballjen e ditës së enjte kundër Real Betis në Europa League, dhe aventura e tij me ekipin rus ka marrë fund me shumë mundësi, edhe pse ka kontratë deri më 30 qershor.

TMW raporton se drejtuesit e klubit rus kanë nisur nga puna për të ndërprerë bashkëpunimin me Yaroslav Rakitskiy, raportet me të cilin janë thyer përfundimisht.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency