“Zhduku nga Interi”, ultrasit zikaltër kërkojnë largimin e Zhang
Ultrasit e Interit nuk heqin dorë nga qëndrimi i tyre kundër presidentit Steven Zhang.
Në faqen e tyre në rrjetet sociale, grupimi “Curva Nord” ka postuar një foto zikaltër ku lexohet: Zhang, zhduku.
Tifozët janë të pakënaqur me merkaton e klubit dhe mënyrën se si pronari kinez po e menaxhon Interin.
Vetë Zhang është lodhur nga kontestimet e popullit zikaltër dhe ka nxjerrë nënkampionët e Italisë në shitje.
30-vjeçari e vlerëson 1.2 miliard euro klubin e famshëm italian, ndërkohë që nuk ka asnjë kandidat zyrtar për të paguar këtë shumë.



