Europa League

Zhgënjejnë italianet, Ajdareviç gol me prekjen e parë (Video)

Pas 15 minutash lojë në Kopenhagen, Atletico Madridi e pa veten në disavantazh, por më pas, skuadra e Simeones arriti të shënojë plot 4 herë, për të fituar takimin me rezultatin final 1-4.

Niguez, Gameiro, Griezmann dhe Vitolo shënuan për spanjollët, duke zhvlerësuar golin e Fischer për vendasit dhe duke çuar Atleticon vetëm 90 minuta larg kualifikimit.

Duelet italo-gjermane të mbrëmjes u fituan nga këto të fundit, teksa pas Dortmundit që mposhti Atalantën me rezultatin 3-2, edhe Leipzig befasoi Napolin me rezultatin 1-3. Skuadra e Sarrit u duk se nuk e ka shumë mendjen te Europa, pasi titulli kampion është objektivi i deklaruar tashmë.

Gjithsesi, të kaltrit kaluan të parët në avantazh me Ounas, çka u pasua me 3 zëvendësime të Sarrit, për t’i dhënë pak pushim disa prej titullarëve. Pikërisht zëvendësimi i Elseid Hysajt me Mario Ruin rezultoi deçiziv për humbjen e Napolit, pasi nga krahu i majtë i mbrojtjes, ku shkodrani ishte pozicionuar sonte, erdhën të 2 golat e gjermanëve, që sollën edhe përmbysjen e rezultatit, ndërsa në shtesë u shënua edhe goli i Knock out-it.

Ka mjaftuar vetëm një minutë lojë për mesfushorin më të ri të kombëtares shqiptare, që luan me AEK-un e Athinës, Astrit Ajdareviç, që të shënojë një gol me kokë dhe të rikthejë baraspeshën në sfidën ndaj Dynamos së Kievit.

Mesfushori shfrytëzoi një krosim nga ekzekutimi i një goditjeje dënimi, që fillimisht u përplas në mur, por më pas topi erdhi në zonë, ku Ajdareviç e çoi topin në rrjetë, me portën e boshatisur. Sfida mes grekëve dhe ukrainasve u mbyll në barazim 1-1, ndërsa kualifikimi do të vendoset vetëm pas 90-minutëshit të Kievit.

Lyoni hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit, teksa mposhti në shtëpi Villarealin me rezultatin 3-1. Ndombele, Fekir dhe Depay shënuan për vendasit, ndërsa të 4 golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë.

Përveç Napolit, edhe Lazio zhgënjeu mbrëmjen e sotme, teksa u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga rumunët e Steauas së Bukureshtit. Goli u shënua në pjesën e parë, ndërsa kjo ishte humbja e 4-t radhazi për Lazion, mes kampionatit dhe Europa Leagues. Gjithsesi, bardhekaltrit i kanë sërish të gjitha shanset për të siguruar kualifikimin në ndeshjen e kthimit, pasi humbja është minimale.

Në sfidat e tjera, Partizani i Beogradit dhe Victoria Plzen u ndanë në barazim 1-1, ndërsa Celtic mposhti 1-0 rusët e Zenitit.

Dortmundi triumfon mes spektaklit, Fernandes ‘zhvlerëson’ Balotellin, konfirmohet Milani

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency