Ligue 1

Zhgënjen Marseille, ndalet në shtëpi nga Clermont

Marseille është mundur në shtëpi me rezultatin 0-2 nga Clermont, në takimin e vlefshëm për raundin e 25-të të Ligue 1.

Të dytët në renditjen e elitës së futbollit francez nuk ia dolën të shfrytëzonin këtë takim për t’u afruar më shumë, me kryesuesit, që janë Paris Saint-Germain, pas humbje së turpshme të këtyre të fundit me rezultatin 3-1 ndaj Nantes.

Pjesa e parë e takimit mes “olimpikëve” dhe Clermont u mbyll me shifrat 0-1, me golin që u realizua në minutën e 13’ nga Bayo. Ndonëse vendasit dhuruan një lojë më të bukur, nuk ishin ata që finalizuan.

Pjesa e dytë nisi më kërkuese për të dyja ekipet, megjithatë deri në minutën e 84’ nuk pati asnjë gol tjetër. Do të duhet ajo minutë që me një shërbim të Berthomier, Allevinah të shënonte golin e dytë dhe të vuloste fitoren e ekipit të tij.

Pas këtij takimi Marseille qëndron në kuotën e 46 pikëve në vend të dytë, plot 13 më pak se PSG-ja e vendit të parë, teksa Clermont qëndron në pozicionin e 15-të me 27 pikë të grumbulluara në 25 ndeshje.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency