La Liga

Zhgënjen Real Sociedad/ Bilbao triumfon me “poker” golash derbin bask

Athletic Bilbao ka triumfuar me “poker” golash në derbin bask ndaj Real Sociedad, takim i vlefshëm për raundin e 25 të La Ligës. “Luanët” fituan me rezultatin 4-0 ndeshjen e raundit të 25-të të La Ligës kundër “bardhebluve”.

Një takim deri diku e balancuar ishte ky derbi, që në pjesën e parë nuk solli asnjë gol. Moment dëshpërimi ishte për vendasit minuta e 32’, kur Muniain nuk mundi të realizonte penalltinë, pasi portieri Remiro reagoi shumë mirë, duke e ndaluar atë goditje.

Ndeshja vijoi me barazim pa gola deri në minutën e 68’, kur Bilbao ndryshoi “fytyrë” dhe erdhi më kërcënuese. Ishte ky moment, kur Vivian do t’i jepte avantazhin ekipit të tij, pas një shërbimi nga Berenguer.

Më pas ishte Sancet në minutën e 72’ ai i cili realizoi golin e dytë për “luanët”, duke i dhuruar sigurinë ekipit të tij. vetëm tetë minuta më pas Williams shënoi tripletën e ekipit të tij dhe I dha një goditje shumë të fortë “bardhebluve”.

Seria e golave u mbyll nga Muniain, që do të realizonte “pokerin” e Athletic Bilbaos në minutën e 89’ dhe që njëkohësisht vulosi edhe shifrat e këtij derbi.

Pas këtij takimi Bilbao qëndron në vend të 8 me 37 pikë, vetëm një më pak se Sociedad i vendit të 7-të në renditjen e La Ligës.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency