Zhgënjeu në Portugali, Viviano drejt largimit nga Sportingu!
Aventura e Emiliano Vivianos te portugezët e Sporting Lisbonës mund të mbyllet pas vetëm 6 muajsh. Portieri italian mund të largohet gjatë merkatos së janarit, pasi nuk ka gjetur hapësirë në formacionin e skuadrës nga Lisbona. Viviano la Sampdorian në verë, për të kaluar në Portugali për një shifër prej 2 milionë eurosh, si i përzgjedhuri i Mihajlovic për për të mbrojtur portën e ‘luanëve’ portugezë, por me largimin e trajnerit ende pa nisur nisur sezoni, filluan edhe problemet për portierin italian, i cili nuk ka luajtur asnjë minutë me fanelën e bardhjeshile. Për 32-vjeçarin ka shprehur interes skuadra e Spal, që ende nuk ka një portier titullar mes Gomis dhe Milinkovic-Savic.



