Futboll

Zhgënjeu te Milani, sulmuesi rikthehet në futbollin evropian

Luiz Adriano është rikthyer në futbollin evropian. Sulmuesi brazilian fitoi dy herë Kupën Libertadores me Palmeiras (2020,2021), teksa ka luajtur më parë me klube si Milan, Shakhtar Donetsk, Spartaku i Moskës dhe Internacional.

Me kuqezinjtë italiane realizoi vetëm katër gola në një sezon e gjysmë (2015-2017), duke zhgënjyer totalisht me paraqitjet e tij. 34-vjeçari nga Porto Alegre ka firmosur deri në 2023 me turqit e Antalyasporit.

Ekipi i ri i Luiz Adrianos renditet në vend të 17-të, dhe për momentin ndodhet në zonën e ftohtë. Një përforcim i rëndësishëm për Antalyaspor, që shpreson të sigurojë sa më shpejt qëndrimin mes ekipeve më të mira të Turqisë edhe falë golave të brazilianit.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency